Misioni

Agjencia e Trajtimit te Koncesioneve (ATRAKO) është një institucion buxhetor që ka si mission të nxisë dhe asistojë Autoritetet Kontraktore në shqyrtimin e vlerësimin e projekteve koncesionare /partneriteteve publike private, si propozime të kërkuara ose të pakërkuara; hartimin e kërkesës për propozim, dokumentave parakualifikuese dhe kualifikuese dhe vlerësimin e propozimeve, si dhe vijon me proçedurën për dhënjen e koncesioneve/partneriteteve publike private nëpërmjet fazave të:

  • Identifikimit të projekteve koncesionare/partneriteteve publike private, si propozime të kërkuara ose të pakërkuara;
  • Përgatitjes dhe hartimit të dokumenteve te garës, për projektet koncesionare/partneriteteve publike private, si propozime të kërkuara ose të pakërkuara;
  • Tenderimit të projekteve koncesionare/partneriteteve publike private;
  • Negocimin e kontratave koncesionare.