Kompetencat lëndore te institucionit
ATRAKO në zbatim të VKM Nr. 853, datë 30.09.2013, është person juridik publik, në varësi të ministrit përgjegjës për zhvillim ekonomik, tregëtisë dhe sipërmarrjes dhe në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, kjo Agjenci ka kompetencat si më poshtë vijon:
– Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve e ushtron aktivitetin e saj në të gjithe territorin e rrepublikës së shqipërisë.
Agjencia e Trajtimit të koncesioneve në bazë të Nenit 12 të Ligjit 125/2013 kryen këto funksione:
– Identifikimin e projekteve koncesionare, si propozime të kërkuara apo të pakërkuara, duke asistuar Autoritetet Kontraktuese për përgatitjen e rentabilitetit, fizibilitetit, besueshmërisë financiare të tyre në bazë të kriterit të “vlerës për para”.
– Vlerësimin e ofertuesit më të mirë;
– Negocimet dhe nënshkrimin e kontratës së koncesionit.
– Kontrakton ekspertë të specializuar në tregun vendas apo ndërkombëtar, në rast se gjykohet e nevojshme dhe me kërkesë të autoritetit kontraktues, për:
shqyrtimin, vlerësimin dhe realizimin e një projekti koncesionar;
– Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe unifikimin e dokumenteve standarde (përfshi dhe kontratat), si dhe të metodologjive për krahasimin e projekteve koncesionare.
– Organizon trajnimin e stafeve, që zbatojnë projekte koncesioni.
– Promovon parimet, institucionale dhe ligjore, për nxitjen e përdorimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e koncesioneve, për tërheqjen e investimeve të huaja.
– Përgatit mendimin e saj për Këshillin e Ministrave, për kushtet e kontratës së koncesionit, si dhe për kriterin e “vlerës për para” në projektin e koncesionit, në përputhje me nenin 21/4 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”.
– Ndihmon në mbajtjen e bazës së të dhënave (data base) për projektet koncesionare.
ATRAKO referuar dispozitave te Ligjit Nr. 125/2013 datë 25.04.2013 “Për Koncesionet dhe Parteneritetin Publik Privat“, per projektet e hidrocentraleve dhe projekteve te nisura para dates 25.04.2013, respekton dispozitat e Ligjit Nr.9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet” i ndryshuar.
Stuktura organizative dhe detyrat funksionale të ATRAKO:
Sipas urdhërit të Kryeministrit nr.123, datë 16.10.2012 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve”, ATRAKO ka në organikën e saj gjithësej 12 ( dymbëdhjetë) punonjës.
Funksionet kryesore
Aktualisht ligji “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat” aplikohet në dhënien e koncesioneve nga autoritetet kontraktuese të cilat janë:
– Kryeministria, Ministritë e Linjës;
– Kuvendi;
– Njësitë e Qeverisjes Vendore.
Veprimtaria ekonomike mbi të cilën mund të zbatohen koncesionet/partneritetet publike private janë:
a) transport (sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, parkimin, transportin publik);
b) prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje;
c) prodhim dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave;
ç) menaxhim i mbeturinave, duke përfshirë mbledhjen, trajtimin, transferimin dhe depozitimin e tyre;
d) telekomunikacion;
dh) shkencë dhe arsim;
e) turizëm, argëtim dhe hoteleri;
ë) kulturë dhe sport;
f) shëndetësi;
g) shërbime sociale;
gj) burgje dhe infrastrukturë gjyqësore;
h) rehabilitim i tokës dhe pyjeve;
i) parqe industriale, miniera dhe infrastrukturë të ngjashme për mbështetjen e biznesit;
j) strehim;
k) godina të administratës publike, teknologji e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave;
l) shpërndarje e gazit natyror;
ll) rehabilitim dhe zhvillim urban dhe suburban.
Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrive të linjës apo propozime që këto i marrin nga autoritete të njësive të qeverisjes vendore apo të organeve qëndrore të politikës së koncesioneve/partneriteteve publike private, vendos për koncesionet/partneritetet publike private që zbatohen në sektorë të tjerë.
Baza Ligjore
Urdhër i Kryeministrit Nr. 123, datë 16.10.2012 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve”;
Regullore e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve Nr. 98, datë 22.06.2009 miratuar me shkresë Nr. 5451/1 Prot. datë 27.07.2009;
V.K.M. Nr. 150, datë 22.03.2007 “Për organizimin dhe funksionimin e agjencisë së trajtimit të koncesioneve” i ndryshuar;
V.K.M. Nr. 191, datë 13.03.2012 “Për disa ndryshime në vendimin Nr. 150, datë 22.3.3007 të Këshillit të Ministrave “Për organizimin dhe funksionimin e agjencisë së trajtimit të koncesioneve (ATRAKO)”;
V.K..M. Nr. 27, datë 19.01.2007 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve”, i ndryshuar;
V.K.M. Nr. 575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”;
V.K.M. Nr. 576, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentralet”;
V.K.M. Nr. 853, datë 30.09.2013 “Për një shtesë në vendimin Nr. 835, datë 18.9.2013 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipermarrjes;
Ligji Nr. 9663, datë 18.12.2006 ”Për Koncesionet” i ndryshuar;
Ligji Nr. 125/2013, datë 25.04.2013 “Për Koncesionet dhe Partenritetet Publike Private”.