Manual për përdoruesit e Koncesioneve dhe PPP
Ky manual udhëzues mbi koncesionet dhe partneritetin publik privat në Republikën e Shqipërisë, synon të jetë një dokument informues, i cili lehtëson përqasjen e organeve shtetërore dhe të sipërmarrësve privatë të cilët angazhohen në procedurat e koncesioneve dhe të partneritetit publik privat (PPP). Për këtë qëllim, ky manual përpiqet të ofrojë një analizë të detajuar të proceseve përbërës dhe të aspekteve të lidhura me koncesionet dhe PPP, si edhe udhëzimet e nevojshme për vlerësimin dhe vendimmarrjen në lidhje me zbatimin e formave të ndryshme të partneritetit publik privat. Gjithashtu manuali përshkruan hapat procedurale të nevojshëm për vlerësimin e projekteve, hartimin e kontratave përkatëse si edhe përgjatë fazës së zbatimit të kontratave, përfshirë monitorimin dhe rishikimin e tyre.
Ky manual është bazuar kryesisht në legjislacionin ekzistues shqiptar mbi koncesionet dhe PPP, si edhe në legjislacionin për prokurimet publike, dispozitat e të cilit ndikojnë edhe përgjatë zhvillimit të procedurave konkurruese për dhënien e koncesioneve dhe PPP. Analiza e ofruar nga ky manual bazohet dhe përfshin pashmangshmërisht edhe dispozita të tjera të legjislacionit të përgjithshëm shqiptar, të cilat janë të lidhura me procedurat e PPP, veprimtarinë e organeve publike si edhe me aktivitetin tregtar të sipërmarrësve privatë.
Për të patur një rezultat sa më të mirë të këtij dokumenti, është analizuar edhe legjislacioni i Bashkimit Europian, dokumente udhëzues të përdorur nga organizmat ndërkombëtarë, si dhe janë përdorur disa modele dhe praktika pozitive të zbatuara në vendet e zhvilluara në fushën e PPP.
Së fundmi, në mënyrë që ky dokument të mos rezultojë thjesht në një analizë të ngurtë të legjislacionit ekzistues, janë marrë dhe përdorur edhe mendimet dhe eksperienca e organeve ligj zbatuese në Republikën e Shqipërisë. Kjo përfshin në veçanti opinionet e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO), si dhe ankesat, vërejtjet dhe paqartësitë e shprehura prej disa prej sipërmarrësve privatë të cilët kanë patur eksperienca të mëparshme, duke qenë të përfshirë në procedura Koncesionare dhe PPP.
Për pasojë, përveç analizës së procedurave dhe të kuadrit ligjor, ky manual përfshin gjithashtu edhe elementë ndihmues për interpretimin e situatave të caktuara përgjatë, zhvillimit të procedurave të PPP.
Për të vazhduar me përmbajtjen e manualit kliko këtu…