Workshop: “Kapaciteti i Sektorit Publik për zhvillimin e PPP” në Ballkan
Workshop-i një ditor u zhvillua në datën 24 Prill 2017, ora 08.30 në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (Salla kryesore e Konferencave, kati i 3-të), me objekt përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të PPP dhe koncesioneve. Workshop-i u organizua nga ATRAKO (Njësia e Trajtimit të Koncesioneve/PPP në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes) dhe Qëndra Europiane e Ekspertizës së PPP (EPEC) në Bankën Europiane të Investimeve, me pjesëmarrjen edhe të ministrive të linjës dhe Bashkisë Tiranë.
Qëllimi kryesor i Workshop’-it, konsiston në prezantimin ndaj pjesëmarrësve të Template-it të Përgatitjes së Projektit, i cili mund ti ndihmojë autoritetet kontraktore, (komisionet e koncesionit/PPP) të shqyrtojnë mundësitë e realizimit të një projekti PPP ose koncesioni dhe të identifikojnë sfidat kryesore të përgatitjes së procedurave konkurruese të një projekti.
Ky Workshop zhvillohet në kuadër të marrëveshjes me “The Western Balkans Investment Framework” (WBIF) dhe ka si qëllim ‘Forcimin e Kapacitetit të Sektorit Publik për të zhvilluar Partneritete Publike Private në Balkanin Perëndimor. Workshop-i ka në fokus nëpunësit zyrtarë të përfshirë direkt në Projektet e PPP dhe koncesioneve.
Disa nga rekomandimet kryesore të trajtuara në Workshop: të rishikohen projektet e PPP në Rajon, edhe ato të dështuara për të identifikuar pikat e forta ose të dobëta, mësimet që nxjerrim si dhe të sigurohen udhëzime praktike, template ose trajnime që do të ndihmojnë AK gjatë zhvillimit të procedurave koncesionare/PPP. Gjithshtu nevojiten analiza krahasimore të procedurave koncesionare/PPP në Rajon, duke studiuar tregun me anë të përdorimit të një Template-i duke iu referuar zhvillimit të procedurave të projekteve të mëparshme, zhvillimet në Rajon, sa i përket udhëzuesve të PPP si dhe zhvillimi dhe standardizimi i dokumenteve standarde të procedurave konkurruese koncesionare/PPP në përputhje me Direktivat e Prokurimit të BE sa i përket PPP, duke përfshirë edhe specifikat e vendeve përkatëse.
Nevojitet koordinimi i punës mes Njësisë së PPP dhe Autoriteteve Kontraktore me qëllim përmirësimin e procesit, duke forcuar rolin e tyre me anë të njohurisë dhe ekspertizës si dhe adoptimi i një plani pune, bazuar në ndërveprimin me partnerët në Rajon. EPEC do të sigurojë praktikat e mira ndërkombëtare. Suksesi do të arrihet vetëm nëse ka një ndërveprim të mirë mes AK, Njësisë së PPP dhe EPEC.
Në Workshop u trajtua edhe identifikimi i projekteve të ngjashme në konsultim me partnerët duke finalizuar një listë dhe kjo bëhet me qëllim që nëpunësit që zhvillojnë praktikisht projektet e PPP të familjarizohen me procedurat koncesionare dhe të PPP dhe të kuptojnë praktikat e mira. Janë zhvilluar takime me anëtarë të komisioneve të koncesioneve/PPP dhe zyrtare në Shqipëri me qëllim përgatitjen e një Raporti final gjatë vitit 2017 dhe një database’ për të krijuar një metodologji të përbashkët, në nivel rajonal. Standardizimi i dokumenteve të procedurave koncesonare/PPP në vendet anëtare të EPEC është shumë i rëndësishëm dhe do të qarkullohet mes partnerëve gjatë 2018 me qëllim standardizimin e procedurave të zhvilluara.
Për më tepër informacion dhe Tempalte-in e diskuatur në Workshop-in më sipër, klikoni ketu…