Tregu evropian i PPP-ve

Tregu Evropian i Koncesioneve/PPP

Për vitin 2018, vlera totale e kontratave[1] të Koncesioneve/PPP të  nënshkruara në tregun Evropian arriti vlerën  14.6 miliardë euro (një ulje prej 4% nga viti 2017 me vlerë totale 15.2 miliardë euro).

[1] Përfshihen kontratat e nënshkruara në vendet e BE-28  dhe vendet e  Rajonit të Ballkanit Perëndimor(Shqipëri, Bosnjë Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Serbi) me vlerë minimalisht 10 milionë euro.

Figura 1: Tregu evropian i Koncesioneve/PPP sipas vlerës dhe numrit të kontratave.                                                         

Gjithashtu numri i kontratave të Koncesioneve/PPP të nësnshkruara për vitin 2018 ka rënë në 39 kontrata, krahasuar me 44 në vitin 2017. Ky është rregjistruar si numri më i ulët i kontratave Koncesion/PPP në një vit që prej vitit 1997. Ndërkohë, vlera mesatare e kontratës është rritur në 375 milionë euro (në vitin 2017, 345 milionë euro).

Tetë kontrata të mëdha arritën të nënshkruheshin, ashtu si një vit më parë. Vlera e agreguar e tyre shkon 9.6 miliardë euro që përfaqëson rreth 66% të vlerës totale të tregut(krahasuar me 69% në 2017).

__________________

[1] Përfshihen kontratat e nënshkruara në vendet e BE-28  dhe vendet e  Rajonit të Ballkanit Perëndimor(Shqipëri, Bosnjë Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Serbi) me vlerë minimalisht 10 milionë euro.

Figura 2: Tetë kontratat Koncesion/PPP më të mëdha të nënshkruara në tregun Evropian për vitin 2018

Tregu i Koncesioneve/PPP sipas vendeve:

Ndarja e tregut sipas vendeve, tregon Turqinë si vendi me tregun më të madh të PPP-ve përsa i përket vlerës së kontratave me një total prej 5.1 miliardë euro(6 miliardë euro në 2017), Franca renditet pas Turqisë me një total prej 4.2 miliardë euro. Përsa i përket numrit të projekteve, Franca renditet e para me 15 kontrata të nënshkruara (9 në vitin 2017).

Pesë vende nënshkruan të paktën dy kontrata (krahasuar me tetë vende në 2017), ndërsa 10 vende nënshkruan të paktën një kontratë (krahasuar me 12 në 2017).

Në pesë vitet e fundit, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë drejtuar tregun Evropian të PPP-ve në terma të numrit të projekteve ndërsa Turqia në terma të vlerës totale.

Tregu i Koncesioneve/PPP sipas sektorëve:

Sektori i transportit vazhdon të mbetet sektori që përthith vlerën më të madhe të tregur të Koncesioneve/PPP me një total prej 7 miliardë euro(7.6 miliardë euro në 2017). Pavarësisht kësaj, viti 2018 shënon numrin më të ulët të kontratave të nëshkruara në këtë sektor në 20 vitet e fundit me vetëm 7 kontrata të perfunduara.

Sektori i telekomunikacionit ishte sektori i dytë më aktiv për sa i përket vlerës së kontratave me një total prej 3 miliardë euro, në shtatë kontrata të përfunduara(2.1 miliardë euro në 2017).

Në sektorin e arsimit, numri i kontratave të nënshkruara u ul në nëntë me një vlerë totale prej 952 milionë (958 milionë në 2017).

 

Figura 4: Vlera dhe numri i kontratave Koncesion/PPP të nënshkruara në tregun Evropian sipas sektorëve,2018

Shtatë kontrata u nënshkruan në sektorin e mjedisit me vlerën totale prej 2 miliardë(462 milionë euro në 2017).

Tregu i Koncesioneve/PPP  në sektorin e shëndetësisë u zvogëlua ndjeshëm si në terma të vlerës dhe të numrit të kontratave, ku në vitin 2018 arrin vlerën prej 828 milionë për pesë projekte ndërkohë në 2017, 3.8 miliardë euro për nëntë projekte.

Financimi

Nga totali i 39 kontratave, vetëm 21 (krahasuar me 13 nga 44 në vitin 2017), përfshijnë financim me borxh nga investitorët institucional(psh. kompani sigurimi, fonde pensioni).

Të paktën tetë vende nënshkruan kontrata që përfshijnë financim me borxh nga investitorët institucional: Belgjikë, Francë, Gjermani, Irlandë, Holandë, Serbi, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar(krahasuar me 5 vende në 2017).

51% e kontratave të nënshkruara janë në formën e PPP-ve me financim nga qeveritë përkatëse(nëpërmjet pagesave të disponueshmërisë).

Roli i Bashkimit Evropian, qeverive kombëtare dhe institucioneve të financave publike vazhdoi dhe në vitin 2018 të këtë një rëndësi të madhe, psh:

  • Projektet A355 Strasbourg West bypass (Francë), A10/A24 Neuruppin-Pankow road (Gjermani), Afsluitdijk dam and Blankenburg tunnel (Holandë) përfituan nga mbështetja e Fondit Evropian Për Investimet Strategjike;
  • Ndërkohë, Banka Evropiane për Investime financoi 4 nga 39 projekte gjithsej me një total kredie prej 1 miliardë euro.

 

 

 

 

 

 

Burimi: Market Update: Review of the European PPP Market in 2018. © The European PPP Expertise Centre (EPEC) / European Investment Bank (EIB)