Raporti i prokurimit të PPP-ve në Infrastrukturë 2018

Raporti[1]Benchmarking PPP Procurement 2018”, ka marrë në analizë dhe ka vlerësuar kuadrin ligjor të 135 ekonomive botërore përfshirë dhe Shqipërinë për të:

  • ofruar të dhëna për të ndihmuar qeveritë të vlerësojnë performancën e sistemeve të tyre të prokurimit të PPP-ve;
  • ofruar një mjet informacioni unik për sektorin privatë dhe shoqërinë civile;
  • nxitur kërkimet akademike në një fushë në zhvillim siç është ajo e PPP-ve.

Por më e rëndësishmja, kjo praktikë e BB synon të ndihmojë qeverinë dhe të tjerë  të identifikojnë fushat të cilat kanë nevojë për reforma për të arritur sisteme prokurimi PPP-je,  më transparente, konkurruese dhe efikase dhe sipas rastit të rris pjesëmarrjen e sektorit privat  në infrastrukturë dhe ofrimin e shërbimeve.

Raporti ofron një analizë të 135 ekonomive që kanë të bëjnë me prokurimin e PPP-ve. Instrumenti i studimit përfshin 55 pyetje të rëndësishme të organizuara në katër fusha: përgatitja, prokurimi, menaxhimi i kontratave dhe një modul i veçantë i propozime të pa kërkuara.

  1. Përgatitja e PPP-ve: Kjo pjesë mbulon periudhën dhe aktivitetet që informojnë nëse do të nisë një proces prokurimi PPP apo jo. Kjo pjesë e studimit hulumton nëse identifikimi i një projekti PPP të ardhshëm ndodh brenda kontekstit më të gjerë të investimeve publike, në përputhje me prioritetet e tjera të qeverisë. Për më tepër, konsideron aktivitete të tjera të ndërmarra para publikimit të njoftimit të tenderit, siç është përgatitja e dokumenteve të tenderit dhe marrja e tokës/lejeve, që çojnë në prokurimin e projektit PPP.
  2. Prokurimi i PPP-ve: Kjo pjesë përqendrohet në procesin e zgjedhjes së një privat partneri për të marrë përsipër përgjegjësinë e zhvillimit të projektit PPP. Ky seksion mbulon një sërë temash, përqendrohet në faktin nëse korniza të ndryshme ligjore dhe rregullatore në të gjithë globin i përmbahen praktikave të mira të njohura në drejtim të zgjedhjes së partnerit privat. Temat kryesore të përfshira në këtë seksion përfshijnë drejtësinë, neutralitetin dhe transparencën e procesit, si dhe kërkesat specifike lidhur me çështjet që lidhen me to në mungesë të konkurrencës.
  3. Menaxhimi i kontratave PPP: Ky seksion vlerëson kornizën e menaxhimit të kontratës në vend, për të lehtësuar zbatimin e projekteve të PPP, si dhe sistemet e vlerësimit. Ai gjithashtu shqyrton dispozitat rregulluese lidhur me PPP-të, modifikimin e kontratës dhe rinegocimin, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të drejtat e huadhënësit, dhe ndërprerjen e kontratave.
  4. Propozimet e pa kërkuara për PPP-të: Ky seksion fillon duke përcaktuar nëse ligji dhe kuadri rregullator në mënyrë specifike lejon ose ndalon dorëzimin e propozimeve të pakërkuara dhe nëse ato zhvillohen në praktikë. Kjo pjesë e punimit vlerëson dhe analizon mekanizmat në fuqi për propozimet e pakërkuara, si dhe nëse egziston një proces konkurrues për të zgjedhur partnerin privat për projektin PPP.

__________

[1] “Benchmarking PPP Procurement” ka nisur në vitin 2015 me qëllim për të mbështetur procesin e politikëbërjes, duke theksuar apektet kyçe të kuadrit rregullativ të një ekonomive për prokurimin e PPP-ve. Kjo praktikë u frymëzua nga metodologjia e grupit të Bankës Botërore, Doing Business report, i cili vlerëson klimën e biznesit në 190 ekonomi.

 

Rezultatet e mundshme variojnë nga 0 në 100. Ekonomitë me rezultatet më të larta, afërsisht 100, konsiderohen të kenë një kornizë PPP që është e lidhur ngushtë me praktikat e mira ndërkombëtare. Në të kundërt, ekonomitë me rezultat të ulëta (afërsisht 0) kanë hapësira të konsiderueshme ​​për përmirësim sepse ato nuk i përmbahen praktikave të mira ndërkombëtare  të PPP-ve.

Përgatitja e PPP-ve

Duke pasur parasysh kompleksitetin, madhësinë dhe natyrën afatgjatë të projekteve PPP, para se të merret vendimi për të filluar një procedurë prokurim PPP-je, autoriteti kontraktor duhet  të kryej vlerësime rigoroze për të vlerësuar qëndrueshmërinë e projektit. Kjo fazë përgatitore është shumë e rëndësishme pasi siguron që vetëm një projekt i mirë-strukturuar, i qëndrueshëm PPP-je, i cili ka më shumë gjasa të ofrojë vlerë për para të vazhdoj në fazën e prokurimit.

Për të vlerësuar performancën e fazës përgatitore shihet nëse vlerësimet e mëposhtme janë ndërmarrë gjatë fazës së përgatitjes: (1) analiza socioekonomike; (2) vlerësimi i përballueshmërisë fiskale; (3) identifikimi, alokimi dhe vlerësimi i rreziqeve; (4) një vlerësim krahasues me alternativat tradicionale të prokurimit (ose vlerësimi për vlerën e parave); (5) vlerësimi i qëndrueshmërisë financiare ose realizueshmëria ekonomike e projektit; dhe (6)  vlerësimi i ndikimit në mjedis.

Vlerësimi i raportit për fazën e përgatitjes së PPP-ve:

Kur hyjnë në kontrata PPP, qeveritë mund të kenë angazhime fiskale të tilla: të drejtpërdrejta (siç janë pagesat e disponueshmërisë) dhe detyrimet kontingjente (si p.sh. garancitë ose klauzolat e kompensimit) ngjarja, koha dhe vlera e të cilave varen nga disa ngjarje të pasigurta në të ardhmen. Pa këto detyrime që llogariten (nëpërmjet financave publike), PPP-të mund të përdoren për të anashkaluar kontrollet buxhetore dhe fiskale duke ndikuar në qëndrueshmërinë e përgjithshme fiskale të ekonomisë.

Pavarësisht nga rëndësia e kësaj çështjeje, vlerësimi i duhur i implikimeve fiskale të PPP-ve ende nuk është praktikë e zakonshme në disa vende. Një shumicën e ekonomive të anketuara (81 përqind) kërkohet një miratim nga Ministria e Financave ose autoriteti buxhetor qendror para se të fillojë procesi i prokurimit PPP. Megjithatë, vetëm 54 përqind e të gjitha ekonomive të anketuara kërkojnë një miratimi shtesë para se të nënshkruhet kontrata e PPP. Ky miratim i dytë mund të jetë i rëndësishëm për të siguruar që projekti është ende i përballueshëm nga ana fiskale për qeverinë pas ndryshimeve të konsiderueshme që mund të kenë ndodhur gjatë procesit të tenderimit.

Prokurimi i PPP-ve

Suksesi afatgjatë i një PPP varet në masë të madhe nga zgjedhja e partnerit privat më të përshtatshëm. Vlera e synuar për para përmes PPP është e kushtëzuar nga kapaciteti i partnerit privat për inovacion dhe aftësia e tij për të  arritur fitimet e mundshme. Rëndësia e zgjedhjes së partnerit të duhur theksohet për dy arsye: nga natyra afatgjatë e projekteve PPP dhe madhësia e burimeve publike në rrezik.

Vlerësimi i procesit të prokurimit është konceptuar mjaft i gjerë duke përfshirë aspekte të ndryshme të procesit të prokurimit, të tilla si qasja e ofertuesve me informacionin lidhur me prokurimin, qartësia dhe gjithëpërfshirja e dokumenteve të prokurimit, kualifikimi i anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, kriteret e përzgjedhjes së ofertave të përdorura gjatë vlerësimit, mënyra se si qeveritë merren me rastet e propozimeve të vetme (një ofertues i vetëm), dhe kufizimi i negociatave gjatë fazës së nënshkrimit të kontratës.

Vlerësimi i raportit për fazën e prokurimit të PPP-ve:

Menaxhimi i kontratave PPP

Përgatitja dhe prokurimi i duhur janë vetëm hapat e parë në rrugën drejt suksesit të një projekti PPP. Pasi kontrata e PPP-së është nënshkruar dhe mbyllur financiarisht, fillon zbatimi i projektit. Suksesi i zbatimit të projektit do të përcaktojë nëse projekti do të jap vlerën  e pritshme për para. Prandaj, është thelbësore të krijohet një sistem menaxhimi i kontratave për të mbikëqyrur zbatimin në praktikë.

Raporti njeh rëndësinë e fazës së menaxhimit të kontratës dhe vlerëson aspekte të tilla si: shkalla në të cilën kuadri rregullator dhe në përgjithësi praktikat e ndjekura sigurojnë mekanizma të mjaftueshëm mbikëqyrës; kornizën ligjore për të menaxhuar ndryshimet në strukturën e partnerit privat; rinegocimin e marrëveshjeve PPP; mënyrat e zgjidhjeve të mosmarrëveshjes; karakteristikat e kontratës të tilla si “të drejtat e hapura të huadhënësve”  si dhe përfundimin e kontratës dhe pasojat e saj.

Vlerësimi i raportit për fazën e menaxhimit të kontratave PPP:

Propozimet e pakerkuara

Propozimet e pa kërkuara janë një alternativë për iniciativat e projekteve te PPP-ve. Në vend që qeveria të identifikojë dhe të vlerësojë nevojën dhe përshtatshmërinë e një projekti në formën e një partneritet publik-privat (PPP), mund të ndodh që një subjekt i sektorit privat t’i afrohet qeverisë me një propozim për të zhvilluar një projekt specifik me interes publik. Kompanitë e sektorit privat, financojnë studimet e fizibilitetit për të përcaktuar specifikimet themelore të projektit dhe pastaj ia propozojnë entitetit përkatës qeveritar për miratim.

Duke pasur parasysh natyrën e propozimeve te pakërkuara, përdorimi i tyre në rritje si një metodë alternative e prokurimit vjen me shqetësime të konsiderueshme. Në teori, përdorimi i tyre lejon qeveritë të përfitojnë nga njohuritë dhe inovacioni i  sektorit privat, por zbatimi i tyre praktik mund të paraqes disa sfida, si psh disalokimi i burimeve publike nga planet dhe prioritetet strategjike të qeverive, duke çuar  kështu në mundësi për korrupsion.

Në mënyrë që të minimizohen rreziqet e mundshme, qeveritë duhet të ndjekin disa praktika të mirëpërcaktuar. Së pari, qeveritë duhet të përcaktojnë nëse ata do të pranojnë propozime të pakërkuara si pjesë e programeve të tyre PPP. Nëse ata vendosin që do të përdoren, është e domosdoshme të specifikojnë objektivat kryesore për programet e propozimeve të pakërkuara. Autoriteti qeveritar përgjegjës duhet të vlerësojë nëse projekti është në përputhje me prioritetet kombëtare të qeverisë dhe nëse është pjesë  apo jo e një projekti të ngjashëm ekzistues. Së fundmi nëse propozimi i pakërkuar është i justifikuar, qeveria duhet të fillojë një procedurë prokurimi transparente dhe konkurruese për të zgjedhur midis propozuesit të projektit dhe ofertuesve të tjerë.

Vlerësimi i raportit për propozimet e pakërkuara:


*Vende si Bullgari, Kroaci, Kosova dhe Rumani nuk e zbatojnë praktikën e propozimeve të pakërkuara

Raporti “Benchmarking PPP Procurement” i Bankës Botërore e vlerëson kuadrin rregullativ për prokurimin e procedurave PPP në Shqipërisë pozitivisht. Në të katërta fushat e vlerësuara, Shqipëria  qëndron më lartë se mesatarja e përgjithshme e 135 ekonomive të marra në shqyrtim si dhe tejkalon mesataren e rajonit  ku bën pjesë ECA (Rajoni i Evropës dhe Azisë Qënrdrore). 

Nisur nga qëllimi i raportit  i cili synon të ndihmojë qeverinë të identifikojnë fushat të cilat kanë nevojë për reforma për të arritur sisteme prokurimi PPP-je,  më transparente, konkurruese dhe efikase, rezultatet e arritura përveç se tregojnë  arritjet e deritanishme, lënë hapësirë për përmirësime të mëtejshme të cilat janë adresuar tashmë në ndryshimet e ligjit për Koncensionet/PPP, nëpërmjet kufizimit të propozimeve të pakërkuara, si dhe rritjes së kontrollit/monitorimit mbi të gjithë fazat e jetës së një projekti Koncesioni/PPP.

 

 

 

Burimi: Procuring Infrastructure Public-Private Partnerships Report 2018.  © International Bank for Reconstruction and Development / The World Bank, 2018.