Porti i jahteve “Marina Rodon” është parashikuar të ndërtohet në bregun lindor të Adriatikut të Jugut, në Gjirin e Rodonit i cili bën pjesë ne Gjirin e Drinit si njësia fiziografike me e madhe e bregdetit shqiptar. Përgjatë vijës bregdetare të kësaj Njësie, rreth 83 km e gjatë, që kufizohet në veri me Kepin Mendre (Ulqin) dhe ne jug me Kepin e Rodonit, ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve Drin i Lezhës, Mat e Ishem si dhe lagunat e Vilunit, Kune-Vainit e Patogut.
Pozicioni i propozuar ka thellësi të favorshme për strehimin e mjeteve lundruese me zhytje deri 5,5 metra. Porti do të ndërtohet krejtësisht i mbrojtur nga erërat dhe deti, duke krijuar një mbrojtje me anë të ndërtimit të dallgëpritëseve përkatëse dhe duke zbatuar standarde e norma me të cilat ndërtohen dhe shfrytëzohen aktualisht portet në Evropë dhe në vende të tjera të zhvilluara.
Vendi i përzgjedhur kërkon ndërtimin e infrastrukturës përkatëse për zhvillimin e aktivitetit, ku përfshihet lidhja me rrjetin ekzistues rrugor me një gjatësi rreth 1,5 km, rrjeti furnizimit me energji elektrike, ujë, kanalizime.
Te dhënat kryesore:
- Objekti i tenderit :
Dhënie me koncesion/PPP të portit të jahteve “Marina Rodon”
- Autoriteti kontraktues :
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
- Proçedura :
E hapur
- Tipi i kontratës :
Punë
- Numri i referencës :
REF-32773-08-05-2019
- Numri i Njoftimit :
CN/87572/08052019
- Fondi limit :
0.00 Lekë
- Data e publikimit :
06-08-2019 Ora : 15:52
- Data e hapjes :
06-08-2019 Ora : 14:00
- Data e mbylljes :
06-09-2019 Ora : 14:00
- Pezulluar :
Jo
- Kodi CPV :
15931300-6 – Port,
Informacione te mëtejshme ne lidhje me këtë procedure do ti gjeni ne faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. www.app.gov.al