Marina Limionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur te zhvilloje nëpërmjet procedurave të koncesionit/Partneritetit Publik Privat, një marinë në zonën e qytetit të Sarandës.

Për përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe zbatimin e procedurave të tjera të nevojshme, Agjencia e Trajtimit të koncesioneve ka dhënë kontributin duke marrë pjesë në cilësinë e konsulentit pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Zona që do të zhvillohet ndodhet 275 km nga aeroporti Nënë Tereza si dhe 32 km nga porti i Korfuzit. Zona ndodhet shumë pranë qytetit dhe portit të Sarandës. Mbërritja në rrugë tokësore nga kufiri Grek është 37 km.

Për të rritur kapacitetin e furnizimit përgjatë zonës së bregdetit është ndërtuar rrjeti i ri i furnizimit 110/20kv.  Zona është mjaft e pasur me ujë te pijshëm dhe rezerva të tjera ujore.

Vendi ku do të ndërtohet projekti është ne zonën e Sarandës, që përfaqëson zonë kodrinore dhe shtrihet deri ne bregun e detit. Këto zona janë të pa ndërtuara pasi kanë qenë nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërtimet më së shumti kanë vijuar në majat e kodrave ne anën Jugore, e cila përfaqëson shpate më të buta.

Qyteti i Sarandës është ndërtuar mbi depozitimet aluvionale, radioalite, gëlqerore radiolitike, gëlqerore me kalpionelite dhe rreshpeve mergelore-silcoredhe lartësia mesatare shkon deri në 90m. Sistemi kryesor lumor përbëhet nga  Lumi Pavla, Lumi i Kalasës dhe Lumi i Bistricës që rrjedh në pjesën veriore-lindore të zonës në studim. Terreni në të cilin ndodhet trualli ka një pjerrësi të orientuar nga jugu e cila korrespondon me pamjen nga deti, me një diferencë kuote rreth 58 m.

Toka ne te cilën do te operohet, është prej afro 6,000m², e lokalizuar shume pranë vijës bregdetare. Nga e gjithë pjesa perëndimore, ka një pamje panoramike të detit e të ishujve të Korfuzit dhe është i përshtatshëm për një atraksion turistik.

 

  • Objekti i tenderit :

Dhenie me koncesion/PPP te Portit turistik dhe te shërbimeve “Marina Limion”

  • Autoriteti kontraktues :

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

  • Proçedura :

E hapur

  • Tipi i kontratës :

Punë

  • Numri i referencës :

REF-32133-07-30-2019

  • Numri i Njoftimit :

CN/85731/07302019

  • Fondi limit :

0.00 Lekë

  • Data e publikimit :

31-07-2019 Ora : 16:31

  • Data e hapjes :

01-08-2019 Ora : 08:00

  • Data e mbylljes :

02-09-2019 Ora : 14:00

  • Pezulluar :

Jo

  • Kodi CPV :

15931300-6 – Port,

 

Informacione te mëtejshme ne lidhje me këtë procedure do ti gjeni ne faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. www.app.gov.al