Në datë 11 tetor 2018, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u zhvillua workshopi një ditor me temë “Preparing and procuring PPP projects in the Western Balkan- Guide to Practise”. Ky workshop i organizuar bashkërisht nga ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Konvesioneve, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë) si dhe EPEC (Qendrës Evropiane të Ekspertizës PPP), synon rritjen e kapacitetiteve të sektorit publik, në vendet e Ballkanit Perëndimor, për të ndërmarrë partneritete privat publike.
Qëllimi i këtij eventi ishte t’u prezantojë pjesëmarrësve një instrument për përgatitjen e statusit të projektit, të hartuar nga përfaqësuesit e këtij misioni si dhe disa dokumenta te standardizuara për zhvillimin e procedurave të identifikimit, analizës së vlerës për para, procedurës konkurruese dhe parashikimeve kontraktuale.
Misioni i Qëndrës së Ekspertizës Europiane për PPP është të mbështesë sektorin publik në të gjithë Evropën në ofrimin e partneriteteve më të mira publike-private (PPP). EPEC u krijua në vitin 2008 për të mbështetur Shtetet Anëtare të BE-së, si edhe vendet kandidate të BE-së në punën e tyre për PPP-të. Sot, ekipi i EPEC-ut me ekspertë të PPP me përvojë, bazuar në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), shërben 41 organizata anëtare të EPEC-it. Këto organizata janë zakonisht njësi PPP kombëtare ose rajonale, dhe entitete të tjera publike përgjegjëse për PPP-të, si dhe Komisionin Evropian. Në kuadër të këtij mision ishte edhe eventi i mbajtur në datën 11 tetor në bashkëpunim të (EPEC, EIB) dhe ATRAKO.
Pas fjalës se hapjes dhe një prezantimi të pergjithshëm të Znj. Beqiraj, rendi i ditës vazhdoi me prezantimet e Z. Knut Grummert, Këshilltar prane EPEC, Banka Evropiane e Investimeve, dhe Z. Fernando Crespo Diu Këshilltar Kryesor pranë EPEC, Banka Evropiane e Investimeve, rreth çështjeve të mëposhtme:
- Prezantimi i praktikave kryesore për zbatimin e PPP-ve dhe si edhe dokumenteve udhëzuese rreth ketyre praktikave,
- Paraqitja e nje udhezuesi mbi pergatitjen dhe prokurimin e projekteve ppp
- Vleresimi i vleres per para gjate pergatitjes se vleres se prokurimit
- Prezantimi i klauzolave kryesore të një kontrate PPP të bazuar në disponueshmëri
Në mënyrë të përgjithshme takimi theksoi faktin se një partneritet publik-privat (“PPP”) është një marrëveshje ndërmjet një autoriteti publik dhe një partneri privat të projektuar për të ofruar një projekt infrastrukturor publik apo çfarëdo shërbimi tjetër nën një kontratë afatgjatë. Sipas kësaj kontrate, partneri privat ka rreziqe të mëdha dhe përgjegjësi menaxheriale. Autoriteti publik bën pagesa të bazuara në performancë ndaj partnerit privat për ofrimin e shërbimit (p.sh. për disponueshmërinë e një rruge) ose i jep partnerit privat të drejtën për të gjeneruar të ardhura nga ofrimi i shërbimit (p.sh. tarifat nga përdoruesit e një ure). Financat private zakonisht janë të përfshira në një PPP. Kur përgatiten siç duhet, projektet e PPP mund të ofrojnë përfitime të konsiderueshme për sektorin publik, si dhe për përdoruesit e projektit. Në kornizën e këtij këndvështrimi theksi u vendos tek :
- Krijimi dhe reformimi i njësive PPP
- Vlerësimi i Vlerës së Parasë (VVP)
- Menaxhimi i kontratës PPP dhe përdorimi i këshilltarëve të PPP
- Dispozitat e ndërprerjes dhe forca madhore
- Shpërndarja e riskut dhe trajtimi i bilancit si edhe
- Implikimet e direktivave të reja të prokurimit të BE për PPP
Materialet e takimit gjenden në format PDF si më poshtë:
WBIF S2 preparing and procuring PPP
WBIF S1 Findings and guidance documents
Për më shumë informacion mund të klikoni këtu…