Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të stadardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.
Shoqëria koncesionare (Albanian Highway Concession Company) AHC është përgjegjëse gjate periudhës se koncesionit për mirëmbajtjen dhe operimin e Autostradës, mirëmbajtjen dhe operimin e tunelit të Thirrës, operimin e një sistemi të tarifës së rrugës dhe mbledhjen e të ardhurave nga tarifa e rrugës pas ndërtimit te sheshit te tarifës;
Krahas mirëmbajtjes dhe operimit, shoqëria Koncesionare do të kryejë brenda 4 viteve të para, punimet e mëposhtme të rehabilitimit dhe ndërtimit:
- punimet për stabilizimin e shpateve dhe masat mbrojtëse përkatëse.
- ndërtimi i sheshit të tarifës pranë Tunelit te Thirrës;
- vendosja e gardhit rrethues përgjatë segmenteve me dy karrexhata të Autostradës;
- vendosja e ndriçimit në kryqëzime;
- ndërtimi i një ure të re në Kukës, në bazë të koncept-projektit dhe specifikimeve që Autoriteti Kontraktues i ka vënë në dispozicion Koncesionarit gjatë procedurës konkurruese;
- ndërtimi apo përmirësimi i mbikalimeve dhe kryqëzimeve: mbikalimi Kalimash, mbikalimi Mamëz, mbikalimi Gjegjan, mbikalim Bardhoc, mbikalimi Morinë dhe rreth rrotullimi në pikën kufitare Morine;
- masa korrigjuese në ura;
- ndërtimin e një ure për këmbësorë në Kukës; etj..
- Kostot e projektit te Koncesionit
Punimet e rikonstruksionit dhe te ndërtimit për përmirësimin e autostradës janë parashikuar që do të kryhen:
- në 4 vitet e para do të investohen nga Koncesionari rreth 45 milion Euro. (pa TVSH)
- Për punimet e rehabilitim ne autostrade dhe tunel, përveç sa me lart, në periudhën nga viti i 5 deri ne vitin e 30 janë parashikuar të investohen edhe rreth 54 milion Euro.
Kostoja totale e investimit për punime ndërtimi ne Autostrade për 30 vjet shkon ne rreth 100 milion Euro.
Për te ulur efektin e tarifës se rrugës për popullsinë lokale (zonën e Kukësit), është parashikuar dhe aplikimi i taksës së rrugës për Përdoruesit e shpeshtë të saj duke cilësuar se Koncesionari do zbatojë një skemë zbritjesh për Përdoruesit e shpeshtë brenda një periudhe prej 6 (gjashtë) muajsh që nga Data e Përfundimit të punimeve për sheshin e taksës, skemë e cila do të bazohet në të dhënat aktuale dhe të parashikuara të trafikut. Një skemë e tillë për përdoruesit e shpeshtë rishikohet dhe përditësohet në fillim të çdo viti të kontratës, duke marrë parasysh kushtet aktuale të trafikut të Autostradës.
Ka filluar mirëmbajtja e rrugës se Milot-Morine kryesisht me:
- Mirëmbajtja e tunelit.
- Mirëmbajtja rutine.
- Mirëmbajtje dimërore.
- Është bere përmirësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale ne segmentin Milot-Rrëshen (26km) dhe janë rifreskuar tabelat e segmentit Rrëshen-Morine.
- Është ne proces projekti i rishikimit te sinjalistikës për rrugën Rrëshen-Morine.
- Patrullim 24 ore çdo dite te javës dhe ndihme për çdo përdorues te rrugës.
- Është vendos nr. jeshil 08000400 (pa pagese) për te njoftuar për çdo emergjence ne rruge.
Tarifa e parashikuar e koncesionit do te jetë:
Shkalla e taksës së rrugës (Euro)
|
5 Euro me TVSH |
Taksa e rrugës në lekë është shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbimit nga euro në lekë të Bankës së Shqipërisë në datën që fillon pagimi i taksës së rrugës.
Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës 11.4.3 dhe 11.4.4 të kontratës së koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve:
Fasha e tarifave | Klasa e Automjetit | Lloji i Automjetit | Koeficienti i taksës së rrugës | Shuma për tu paguar Euro |
1 | A | Motocikleta, motoskutera dhe automjete me tre rrota | 0.50 | 2.5 |
2 | B
C D |
Automjete për pasagjere (2 boshte – 4 rrota)
Automjete të lehta komerciale dhe miokrobuse (2 akse – 4 rrota) me lartësi deri 1.90m Mikrobuse dhe makina qe tërheqin trailera (2 akse – 4 rrota) |
1.00
|
5 |
3 | E
F |
Autobuse (2 akse – 6 rrota)
Automjete te vogla komerciale (2 akse – 6 rrota) me lartësi 1.90m dhe 2.70m |
2.25 | 11.25 |
4 | G | Kamione të mesëm dhe autobusë të rëndë (3 akse), duke përfshirë automjete komerciale me lartësi mbi 2,70m | 3.25 | 16.25 |
5 | H | Kamion të rëndë (4 akse dhe me shume) | 4.50 | 22.5 |