Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat, instrument i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive vendore, Berat

Workshop ‘’Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat, instrument i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive vendore” 6 Qershor 2017, Berat.

Në situatën e re të reformës territorial, ku njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë më shumë funksione dhe kompetenca, workshopi ka qëllim të njohë administratën vendore me format e ndryshme të kontratave të partneritetit publik privat, dhe me procedurat ligjore të cilat duhen ndërmarrë për të dhënë me koncesion/ppp për një shërbim apo punë publike. Njëkohësisht është e nevojshme të diskutohet me përfaqësuesit e administratës vendore në lidhje me projekt ide që ato kanë identifikuar si projekte të mundshme për realizmin e punëve apo shërbimeve publike me koncesion apo ppp. Modelet e partneritetit publik privat ofrohen si një mekanizëm inovator për t’i bërë ballë nga njëra anë kufizimeve të buxheteve vendore dhe nga ana tjetër nevojës për të ofruar shërbime publike me cilësi më të lartë për qytetarët, por edhe më të përballueshme prej shumicës së tyre.